Shtirej si polic dhe kontrollonte kalimtarët, e pëson 23-vjeçari shqiptar në Greqi

Diaspora

Shtirej si polic dhe kontrollonte kalimtarët, e pëson 23-vjeçari shqiptar në Greqi

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 18:35
Policia greke

Ndaj një 23-vjeçari shqiptar është ngritur një kallëzim për veprën penale të falsifikimit nga Nëndrejtoria e Sigurimit të Athinës.

Mediat greke raportojnë se i akuzuari pak ditë më parë ka ndaluar një kalimtar në zonën e Bajronit dhe e ka kontrolluar duke pretenduar se është polic.

Madje, në internet është publikuar një video e lidhur me ngjarjen. 23-vjeçari, kur u njoftua se policia po e kërkonte është paraqitur më 31 janar në nëndrejtorinë e Sigurimit të Athinës me makinerinë që përdorte e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Identiteti i të riut shqiptar nuk bëhet ende me dije për shkak të hetimeve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat