U shiste drogë studentëve, merret vendimi për shqiptarin në Itali

Diaspora

U shiste drogë studentëve, merret vendimi për shqiptarin në Itali

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Një shqiptar në Itali është dënuar me 7 vite e 10 muaj burgim, pasi është shpallur fajtor për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për E.F. Siç raportojnë mediat italiane, E.F. është anëtar i një bande kriminale që operonte në zonën e L’Aquillas. Gjithashtu gjyjkata italiane ka dhënë sot dëinmin edhe për nëntë anëtarët e tjerë të bandës.

Vetëm njëri prej tyre u shpall i pafajshëm.

Banda u shiste lëndë narkotike kryesisht studentëve dhe punëtorëve të ndërtimit në këtë zonë. Droga vinte nga Roma dhe Avezzano, ndërsa gjatë operacionit mësohet se janë sekuestruar sasi të mëdha heroine dhe kokaine.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat