Kapen mbi 800 kilogramë kokainë në Spanjë, dyshohet se i përkisnin një grupi shqiptar

Diaspora

Kapen mbi 800 kilogramë kokainë në Spanjë, dyshohet se i përkisnin një grupi shqiptar

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Shtatë persona janë arrestuar në Spanjë nga policia.

Autoritetet spanjolle kanë kapur 805 kilogramë kokainë brenda një anije peshkimi në Atlantik.

Sasia e drogës dyshohet se i përket një grupi shqiptar, që akuzohet për dërgimin e drogës nga Brazili në Spanjë.

Operacioni i koduar “Klori” u zhvillua nga policia spanjolle, DEA amerikane, Qendra e Analizës dhe Operacioneve të Atlantikut, e cila lufton trafikun e drogës në Evropë dhe Afrikë, Forcat Ajrore Franceze dhe autoritetet senegaleze.

Personat e arrestuar dyshohet se kanë lidhje me grupin mafioz italian “Ndrangheta”.

Hetimi i policisë filloi në korrik të vitit të kaluar ndaj një organizate shqiptare të trafikut të drogës dhe zbuloi se ajo kishte një bazë në Spanjë dhe një infrastrukturë të gjerë në Brazil, nga ku merrte me qira anije me ngarkesa të mëdha kokaine për t’u transferuar në Gjirin e Guinesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat