Slloveni: Iu dogj shtëpia, vdes shtetasi nga Kosova

Diaspora

Slloveni: Iu dogj shtëpia, vdes shtetasi nga Kosova

Më: 13 mars 2023 Në ora: 17:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Një kosovar e ka humbur jetën në Maribor të Sllovenisë.

Ngjarja tragjike ndodhi pasi atij iu dogj shtëpia.

Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e Kosovës në Slloveni.

Në njoftim thuhet se e lënduar nga ky rast ka mbetur gruaja e të ndjerit.

“Pas ngjarjes tragjike që ndodhi dje në Maribor, Ambasadori Valdet Sadiku ka vizituar vendin e ngjarjes dhe ka takuar të mbijetuaren. Familjarëve të shtetasit nga Malisheva e Gjilanit iu janë shprehur ngushëllime ndërsa komuniteti shqiptar është vlerësuar për ndjenjën e jashtëzakonshme të solidaritetit dhe ndihmën që i është ofruar të mbijetuarës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat