Mbi 20 kilogramë kokainë, arrestohet shqiptari në Itali, zbulohet “laboratori i drogës”

Diaspora

Mbi 20 kilogramë kokainë, arrestohet shqiptari në Itali, zbulohet “laboratori i drogës”

Më: 3 maj 2023 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Policia italiane ka sekuestruar mbi 20 kilogramë kokainë në makinën e një shtetasi shqiptar, në zonën e  Sienës.

Referuar mediave italiane, në pranga kanë rënë shqiptari dhe një italian.

Nga kontrolli i mëpasshëm në vilë u zbulua një “laborator droge” brenda në të cilin kishte tretës, reagentë të llojeve të ndryshme dhe para të gatshme nga rrjeti i trafikut të drogës, si dhe 200 gramë shtesë kokainë, hashash.

Tashmë dy personat ndodhen në burgun e Sienës, me akuzën e trafikut të drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat