Sherri për 5 euro përfundon në tragjedi për 29-vjeçarin shqiptar, dhunohet për vdekje në Spanjë

Diaspora

Sherri për 5 euro përfundon në tragjedi për 29-vjeçarin shqiptar, dhunohet për vdekje në Spanjë

Më: 13 maj 2023 Në ora: 17:37
Foto ilustrim

Një 29-vjeçar shqiptar ka mbetur i vrarë në Spanjë, ku mediat e huaja bëjnë me dije se i riu është gjetur në një zonë të pyllëzuar. Mësohet se shkak për vdekjen e tij është bërë trafiku i lëndëve narkotike, pasi një të ndodhur në një plantacion marijuane.

Kërkimet për të riun kanë nisur pas denoncimit të një të afërmi për zhdukjen e tij, ku u mësua se trupi i të riut është gjetur në një zonë të pyllëzuar.

Policia spanjolle ka zbuluar se i riu është dhunuar barbarisht pasi në trupin e tij janë gjetur plagë të cilat kanë shkaktuar vdekje.

Lidhur me ngjarjen është arrestuar një 52-vjeçar spanjoll pasi i ai e akuzonte të riun se i kishte vjedhur pesë euro. Pas sherrit mes tyre, dyshohet se 52-vjeçari e ka goditur shqiptarin me çekiç në kokë, duke i shkaktuar vdekjen dhe trupin më pas e la në pyll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat