Shqiptarët kapen me drogë dhe mijëra Euro cash

Diaspora

Shqiptarët kapen me drogë dhe mijëra Euro cash

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Dy shqiptarë dhe një italian ranë në prangat e policisë italiane në Treviso, si të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Mediat e shtetit fqinj bëjnë me dije se policia atyre u sekuestroi 58 kilogramë drogë dhe 410 mijë Euro cash. Ndalimi i tyre u bë pas vëzhgimit të lëvizjeve për disa kohë nga karabinierët. Ata u kapën në shtëpinë e italianit, një 45-vjeçar, ndërsa shqiptarët janë të moshave 32 dhe 43 vjeç. Efektivët e policisë sapo kanë hyrë në banesë kanë nuhatur erën e fortë të marijuanës që vinte nga kati i parë.

Hetuesit prej kohësh mbanin në vëzhgim lëvizjet në vilën e italianit, ku herë pas herë kishte hyrje-dalje të personave të ndryshëm, të skeduar në trafikun  e drogës.

Konkretisht policia sekuestroi 49 kilogramë hashash, 8 kilogramë marihuanë, 35 gram heroinë, 50 gram ekstazi (96 doza totale), 770 cigare elektronike, të markave të ndryshme, të përbëra nga lëngu që përmban përqindje të lartë të përbërësve të kanabisit.

Gjithashtu sekuestruan edhe 410 mijë euro cash, në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, para që dyshohet se janë të ardhura nga veprimtaria e paligjshme e shpërndarjes së drogës, si dhe makineri për numërimin e kartmonedhave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat