Arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali, policia i gjen drogë gjatë kontrollit

Diaspora

Arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali, policia i gjen drogë gjatë kontrollit

Më: 26 janar 2024 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Një 28-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga në Itali, pasi u kap me lëndë narkotike.

Shërbimet policore vunë re një të ri që lëvizte në mënyrë të dyshimtë dhe më pas e ndoqën për ta ndaluar pak më vonë.

Gjatë kontrollit atij iu gjetën 79 mbështjellëse të vezëve surprizë me gjithsej 46 gramë kokainë.

Ai u arrestua në flagrancë për veprën penale të posedimit të lëndëve narkotike me qëllim tregtimin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat