Çmontohet rrejti ndërkombëtar i trafikut të drogës, arrestohen 4 shqiptarë!

Diaspora

Çmontohet rrejti ndërkombëtar i trafikut të drogës, arrestohen 4 shqiptarë!

Më: 20 mars 2025 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Policia italiane ka goditur një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe ka arrestur 4 shqiptarë dhe një tunizian.

Sipas policisë, pesë të arrestuarit dyshohet se kishin importuar drogë nga Holanda.

Vetëm në periudhën prill-nëntor 2020, grupi dyshohet se ka sjellë në Itali 41,5 kilogramë kokainë, 76,5 kilogramë marihuanë dhe 280 kilogramë hashash.

Vlera ekonomike e këtyre ngarkesave të lëndëve narkotike, sipas vlerësimeve të policisë, mund të llogaritet në 5 milionë euro.

Ditën e djeshme, pesë personat u identifikuan në qytete të ndryshme midis Spanjës dhe Italisë dhe u arrestuan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat