Ai është i njohur dhe i respektuar nga komuniteti shqiptar, ai austriak, apo edhe të tjerë që jetojnë në të njëjtin vend, dhe kjo është një arsye më shumë që një vend në asamblenë e komunës së Gleisdorfit në Austri t'i takojë.
Fjala është për shqiptarin me origjinë nga Mitrovica, por që ka afër 30 vjet që jeton dhe vepron në Austri, Valton Halimi, i cili këtë të diel, më 23. 03. 2025, në zgjedhjet komunale të qytetit Gleisdorf, është në garë. Për mitrovicasin është hera e tij e dytë në këtë garë, por ka mjaft shanse këtë herë që të fitojë ulësen.
Valtoni është mik i mirë edhe me kryetarin aktual të këtij qyteti dhe përfaqëson ÖVP-në. Valtoni gjithashtu ka miqësi të shkëlqyera me Eurodeputetin Lukas Mandl, i cili, siç e dimë, është i lidhur ngushtësisht me shqiptarët e Kosovës.
I urojmë suksese shqiptarit dhe, pse jo, ta shohim në këtë asamble, si shumë njerëz të zotë, që megjithëse janë me origjinë nga Kosova apo Shqipëria, po shkëlqejnë edhe në politikë kudo.