Aksident tragjik në Greqi! Humb jetën 21-vjeçari shqiptar, detajet e para!

Diaspora

Aksident tragjik në Greqi! Humb jetën 21-vjeçari shqiptar, detajet e para!

Më: 4 maj 2025 Në ora: 22:33
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekje është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Polikarpoi, Pela në Greqi.

Mediat fqinje bëjnë me dije se nga aksidenti ka humbur jetën një 21-vjeçar me origjinë shqiptare.

Raportohet se për arsye ende të paditura 21-vjeçari, i cili po udhëtonte me mjetin e tij, ka humbur drejtimin dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga dhe është askidentuar.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës. Autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat