Uashington, D.C. – Martin Vulaj, President i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC), u takua me senatorin amerikan Bill Hagerty Republikan i Tenesi(Tennessee)një anëtar kyç i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe ish-kandidat kryesor për Sekretar Shteti nën Administratën Trump.
Senatori Hagerty, i konsideruar gjerësisht si zgjedhja e dytë pas senatorit Marco Rubio për këtë pozicion, sjell përvojë dhe ndikim të konsiderueshëm në politikën e jashtme në çështje me rëndësi strategjike globale, thuhet në njoftimin e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, raporton Bota sot.
Sipas dekleratës për shtyp të AARC-së, thuhet se takimi u përqendrua në nevojën gjithnjë e më urgjente për të kundërshtuar ndikimin rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor.
Z. Vulaj dhe senatori Hagerty thotë deklerata diskutuan rëndësinë e një pranie më të fortë dhe më të dukshme të SHBA-së në rajon, duke theksuar se mosangazhimi rrezikon t'u lërë terren vendeve autoritare me ambicie gjeopolitike afatgjata në Evropën Juglindore.
Në qendër të bisedës ishte dialogu i vazhdueshëm Kosovë-Serbi. Të dyja palët ranë dakord që njohja reciproke duhet të mbetet qëllimi përfundimtar i procesit. Kurse, z.Vulaj thuhet se kërkoi rritjen e presionit diplomatik të SHBA-së mbi katër shtetet anëtare të NATO-s që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se refuzimi i tyre i vazhdueshëm minon besueshmërinë dhe unitetin e NATO-s.
Po ashtu temat e tjera përfshinin imperativin strategjik të përfshirjes së Kosovës në NATO dhe integrimin më të gjerë evropian të Ballkanit Perëndimor. Z. Vulaj vuri në dukje se rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe BE është kritike jo vetëm për stabilitetin rajonal, por edhe për sigurimin e përfitimeve demokratike përballë ndërhyrjeve të huaja keqdashëse.
Takimi sipas kësa deklerate thuhet se është mbyllur me një riafirmim të aleancës së fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, një aleat i besueshëm i NATO-s që vazhdon të luajë një rol jetësor në sigurinë transatlantike dhe diplomacinë rajonale.
"Angazhimi i Shqipërisë ndaj NATO-s dhe vlerave demokratike e bën atë një partner thelbësor në avancimin e interesave të SHBA-së në Evropën Juglindore", tha Vulaj dhe shton se : "Diskutimi ynë me Senatorin Hagerty riafirmoi konsensusin dypartiak se Ballkani Perëndimor ka rëndësi - dhe se SHBA-të duhet të udhëheqin procesin, e jo të jenë pas."