U vra nga bashkëshorti në sy të 4 fëmijëve, familja e 36-vjeçares hap dyert e mortit!

Diaspora

U vra nga bashkëshorti në sy të 4 fëmijëve, familja e 36-vjeçares hap dyert e mortit!

Më: 26 gusht 2025 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Mëngjesin e kësaj të marte është duke u kryer ceremonia e pritjes për viktimën Marjola Nakoleci e cila u vra nga bashkëshorti i saj rreth 4 ditë më parë në Volos të Greqisë.

Trupi i pajetë i saj u soll gjatë pasdites të së hënës dhe do të prehet në varrezat e qytetit të Korçës.

Miq, familjarë dhe të afërm të viktimës janë duke i dhënë laltumirën e fundit 36 vjeçares dhe ndodhen në gjëndje të rënduar psikologjike teksa kanë ndaluar kategorikisht praninë e mediave.

Ceremonia mortore pritet të kryhet rreth orës 11:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat