Vrasja misterioze në Kalamata të Greqisë, ekzekutohet pas shpine shqiptari dhe biznesmeni grek

Diaspora

Vrasja misterioze në Kalamata të Greqisë, ekzekutohet pas shpine shqiptari dhe biznesmeni grek

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 21:52
Foto ilustruese

Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30 në Kalamata të Greqisë. Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, viktimë kanë mbetur dy persona, njëri prej tyre me origjinë shqiptare.

Të dy personat janë gjetur të vrarë në një zonë kampingu.

Shtetasi grek, rreth moshës 70 vjeç, rezulton të jetë pronari i kampingut ku ka ndodhur ngjarja ndërsa shqiptari i moshës 50-vjeçare, është qëlluar pas shpine në tentativë e sipër për t’i shpëtuar ekzekutorëve.

Deri më tani nuk janë bërë me dije identitetet e viktimave apo dhe rrethanat e plota të ngjarjes ndërsa të tjera detaje priten të bëhen publike në vijim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat