“Abuzoi s*ksualisht me mua”- Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit, zbardhet dëshmia e bashkëpunëtorit në krim

Diaspora

“Abuzoi s*ksualisht me mua”- Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit, zbardhet dëshmia e bashkëpunëtorit në krim

Më: 14 tetor 2025 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

“Abuzoi s*ksualisht me mua”, kështu ka deklaruar 22-vjeçari, i cili u vetëdorëzua në policinë greke si bashkëpunëtor në ekzekutimin e pronarit grek të kampingut në Finikounda dhe mikut të tij shqiptar.

I riu, i cili ka pretenduar se pronari grek e përdhunoi në verën e vitit 2022. 22-vjeçari u arrestua si bashkëpunëtor në vrasjen e dyfishtë në kampingun në Finikounda, krim i ndodhur të dielën e 5 tetorit.

Ai u vetëdorëzua në polici i shoqëruar nga avokati, teksa është shprehur se do të zbulojë edhe autorin e vrasjes së 68-vjeçarit dhe mikut të tij shqiptar.

Fillimisht, mediat greke raportuan se ishte një i afërm i pronarit të kampingut që u vra, por sipas protothema s’ka lidhje familjare me viktimën.

22-vjeçari po udhëtonte së bashku me autorin në motoçikletë ditën e krimit të dyfishtë, ndërsa ky i fundit ndodhet ende në arrati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat