​Zbulohet skulptura e artistit Ibrahim Kodra në komunën arbëreshe Portocanone

Diaspora

​Zbulohet skulptura e artistit Ibrahim Kodra në komunën arbëreshe Portocanone

Më: 18 tetor 2025 Në ora: 16:19
​Zbulohet skulptura e artistit Ibrahim Kodra në komunën arbëreshe Portocanone

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka marrë pjesë sot në ceremoninë e përurimit të skulpturës së artistit të madh shqiptar Ibrahim Kodra në sheshin “Skanderbeg” të Komunës arbëreshe Portocanone, raporton KosovaPress.

Begaj ka thënë se duke kujtuar Ibrahim Kodrën, ne kujtojmë fuqinë e shpirtit shqiptar për të ndriçuar kudo, kujtojmë se arti është ura më e bukur që mund të ndërtojë një komb.

Në Portocanone jetojnë arbëreshë e shqiptarë të ardhur pas viteve ‘90, ku ruhen e trashëgohen jo vetëm historia, gjuha, zakonet, veshjet, por edhe nderohen ambasadorët e kulturës shqiptare.

Gjatë qëndrimit të tij, Bajram Begaj mori pjesë edhe në përurimin e ekspozitës së ngritur në ambientet e reja të vendosura në sheshin “Skënderbej”.

Me vizitën e presidentit Begaj, vazhdon puna për ruajtjen dhe përmirësimin e gjuhës dhe kulturës arbëreshe, një trashëgimi e paprekshme me vlerë të paçmuar që me krenari dëshirojmë t'ua kalojmë brezave të ardhshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat