Tragjedi në Kanada: Shqiptarja 29-vjeçare vritet nga bashkëshorti

Diaspora

Tragjedi në Kanada: Shqiptarja 29-vjeçare vritet nga bashkëshorti

Më: 22 tetor 2025 Në ora: 20:50 Përditësuar në ora: 23:28 më 22.10.2025
Anthony Deschepper, 38 vjeç dhe Savannah Kulla 29 vjeç

Një buqetë me lule në trotuar, detaje nga vrasja e Savana Kullës në Kanada: Burri tentoi të arratisej me një grua tjetër

Personi në foto është 38-vjeçari Anthony Deschepper, 38-vjeçari i cili vrau gruan e tij shqiptare, Savannah Kulla 29 vjeç në Kanada.

Shkaqet e krimit janë ende të paqarta ndërsa ajo që ka mbetur pas, janë vetëm fëmijët e çiftit, pasi autori u ekzekutua nga policia pas ngjarjes.

Një buqetë me lule është vendosur në trotuar në nderim të shqiptares që u qëllua për vdekje nga bashkëshorti ndërsa autoritetet kanadeze kanë nisur hetimet për ngjarje e kobshme.

Image
Buqeta me lule pranë vendngjarjes

Komuniteti i Brampton është tronditur nga ngjarja ndërsa çifti tashmë kanë lënë pas 3 djem dhe 1 vajzë të vogël. Pas vrasjes së gruas në një parking, autori tentoi të arratisej me foshnjen 1-vjeçare në duar, por u ekzekutua nga policia, ndërsa fatmirësisht fëmija shpëtoi.

Dyshohet se çifti kishin probleme ndërsa mediat raportojnë se autori 38-vjeçar tentoi të largohej nga vendngjarja më ndihmën e një gruaje tjetër që e priste me makinë.

Image
Pamje nga vendngjarja

Tragjedi në Kanada: Shqiptarja 29-vjeçare vritet nga bashkëshorti

Një 29-vjeçare shqiptare është qëlluar për vdekje me armë nga bashkëshorti i saj, Anthony Deschepper, 38-vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Brampton, Kanada, kur burri i Savannah Kullës, nënë e 4 fëmijëve, e ka qëlluar atë në një parking, duke e lënë të vdekur në vend.

Autori pas krimit ka marrë një prej fëmijëve të tyre dhe ka tentuar që të largohet nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij, por është ekzekutuar nga policia, në tentativë për ta arrestuar.

Ngjarja e rëndë ka tronditur komunitetin e Brampton, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur arsyet që çuan në këtë tragjedi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat