Mbrëmje kulturore në 400 vjetorin e lindjes të Imzot Pjetër Bogdanit

Diaspora

Mbrëmje kulturore në 400 vjetorin e lindjes të Imzot Pjetër Bogdanit

Nga: Dedë Preqi Më: 26 nëntor 2025 Në ora: 11:11
Pjetër Bogdani

Në qendren Papa Giovani, Setalstrasee në Emmen të Luzernit në Svicërr, Shoqata Humanitare «Nënë Tereza» në bashkëpunim me Misionin Katolik Shqiptar në Luzern, në kuadër të edicionit të tretë të programit kulturor “Gjurmëve të rrënjëve tona” organizon mbrëmje kulturore kushtuar Imzot Pjetër Bogdanit, në 400 vjetorin e lindjes, duke iu bashkangjitë dhe 117 përvjetorit të Kongresit të Alfabetit shqip.

Ishte një mbrëmje e hareshme ku në fytyrat e sëcilit mund të lexosh një pamje gëzimi e mallimi me përqafime e shtrëngim dore me njëri-tjetrin, ku zemra dhe mendja të thotë, se këto tubime janë, jo vetëm çaste të takimimeve kulturore, por edhe pikëtakime unitare, që bashkojnë mërgatën tonë, ku do gjejnë edhe një kurim shpirtëror dhe një lloj çlirimi nga ngarkesat e përditshme të punës dhe mallit atdhetar.

Jo vetëm mërgimtarët por edhe të tjerët, kështu së sëbashku në këto forma do përjetojnë të mirën dhe të bukurën, sepse aty lind përputhja, afria dhe dashuria në mes njëri-tjetrit, sepse jeta normale nuk është një fenomen i izoluar, por është pjesë e hapur e eksperiencës së përgjithshme që ndikon dhe na i mëson përditë e më shumë hapat e së ardhmës.

Dhe pavarësisht nga fakti se kjo mbrëmje dukej pak sa e veçantë, por dhe të tjerat që organizohen pa reshtur në këtë mes mërgimtarësh, që do ti bashkonte jo vetëm 400 vjetori i lindjes së Bogdanit, Kongresi i Alfabetit të Manastirit, 28 Nëntori, 17 shkurti dhe manifestime të tjera, por për këtë komunitet të mërgatës, sikur është bërë traditë e vazhdueshme e organizimeve të tilla kulturore dhe përbashkuese.

Kjo mbrëmje do ti tubonte qindra mërgimtar të ardhur nga gjitha viset e Zvicrres, poashtu edhe nga Gjermania, Shqipëria dhe shumë vende të tjera, të cilët i lidh gjuha, kombi dhe kultura, por mbi të gjitha i lidh dashuria për njëri-tjetrin dhe atdheun.

Hapja e këtij manifestimi kulturor fillon me këngën e bukur dhe muzikën e hymnit kombëtar të kënduar nga tenori i shquar Shkodran Tolaj, me zërin e tij të mrekullueshëm, duke u shoqëruar dhe me gjithë të pranishmit në sallë, që do të mjaftonte ti thëmi vetëvetës, “o, sa bukur me qenë shqiptarë”.

Image
Patër Ndue Kajtazi

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur Beisana Qani Mehmeti, ishte qelësi i hapjes së programit të kësaj mbrëmje kulturore, e cila i përshëndeti të pranishmit dhe elaburoi me pak fjalë qëllimin e organizimit dhe burimin e motivimit të organizimit, që na tubon sot këtu dhe na bënë krenar për jetë e mot, duke ia dedikuar këto fjalë Imzot Pjetër Bogdanit.

Në mesin e këtij takimi kishte edhe shumë miqë të nderuar dhe të çmuar, që kishin ardhur enkas për këtë mbrëmje, me ç’rast ishte edhe profesori dr. Nysret Plana, përfaqësuesja e Ambasadës tonë në Zvicërr, z.Shukrie Ramadani, apo bashkëshortja e heroit të kombit Agim Ramadani, ish-deputeti i LDK, Hysni Çeku, apo djali i heroit kombëtar Sali Çeku, dhe shumë miqë të tjerë.

Në emër të Shoqatës “Nënë Tereza” foli kryetari Nue Zalli, i cili shpjegoi rrolin dhe humanitetin e kësaj shoqate, e cila bënë shumë punë të mira dhe humanitare me gjitha dhuntitë e saj, që është një dhuratë që na ka lënë porosi Nënë Tereza, por ne nuk ndalemi, vazhdojmë edhe me organizime dhe programe të tjera kulturore, sikur janë këto që po i shohim sot.

Fjalën e merr edhe zonja e nderuar profesore dr. Elena Kocaqi, historiane nga Tirana, e cila në kumtesën e saj për Imzot Pjetër Bogdanit, duke shpjegoi rrolin e tij, jo vetëm të një njeriu të përkushtuar nga feja, por Pogdani ishte edhe njeri i pendës tek i cili gjejmë dituri, filozofi, harmoni, aftësi krijuese, forcë, guxim, harmoni, bashkim, paqë dhe atdhedashuri.

Ndër të tjera fjalën e merr edhe patër Ndue Kajdazi, i cili flet për “Çetën e Profetëve” një ndër kryeveprat e imzot Pjetër Bogdanit, duke i dhënë rëndësi kësaj vepre me vlera kombëtare dhe shpirtërore. Patër Ndue Kajtazi, e vlerësoi lartë rrolin e Bogdanit, jo vetëm si besimtar i madh dhe i përkushtuar në rrugën e Jezusit, por ai ishte një misionar i shquar për bashkimin e kombit, i cili organizon pa dallim së bashku katolik e musliman shqiptar kundër pushtuesit otoman.

Patër Ndue Kajtazi, tha, Imzot Pjetër Bogdani, përveç se ishte filozof dhe teolog, ai ishte edhe hartues i një Alfabeti shqip, duke iu referuar edhe përvjetorit të Alfabetit shqip të Manastirit, që këto ditë kremtonte 117 vjetorin e vet.

Në dy anët e sallës qëndronin tavolina të mbushura me plot libra nga autorët prezent, poashtu dhe ekspozita të mrekullueshme nga piktorët e njohur Augustin Përgega dhe Pren Berisha.

Nuk duhet harruar kurrsesi pianistën e njohur Ermira Lefort, e cila përmes pianos dhe duarve të saja të çmuara, e bënë atmosferën sa më të këndshme dhe argëtuese së bashku me disa interpretime të Shkodranit dhe Besianës, nën orkestrimin e Gëzim Demaj, të cilët do ti shoqëronte Ansanbli i të rinjëve “Shqiponja”.

Dhe me fjalën përbyllëse të misionarit të Misionit Katolik Shqiptar në Luzern, dr. Anton Uka, i cili do të ishte edhe operativi kryesor i këtyre organizimeve të rëndësishme kulturore dhe me vlera kombëtare, i falenderoi të pranishmit dhe organizatorët e këtij tubimi dhe në fund shtoi, emri i kësaj mbrëmje kulturore do quhet, atdhe dashuria që na mbanë dhe na bashkon me njëri-tjetrin.

Mbas këtij programi dhe manifestimi të mrekullueshëm të pranishmit do të shijonin edhe një aperativ me pije të ndryshme dhe ushqim të përgaditur nga kuzhinjerët e njohur Vera dhe Kastriot Frrokaj.

Prandaj, civilizimi ynë depërton tej përtej pa kufi dhe na bënë të kuptojmë se e vetmja gjë thelbësore është harmonia gjatë gjithë rrjedhës së historisë tonë, e cila gërshëtohet dhe zhvillohet në mesin tonë shqiptar pa dallim, që do të ishte mënyra më e mirë dhe më e bukur e bashkëjetesës për ta parë vetëvetën, si edhe për të dhënë shembëll për të tjerët, se si shqiptarët janë gjithherë bashkë pa dallim kombi dhe feje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat