Pas gati gjashtë muajsh hetimesh autoritete italiane kanë zbardhur vrasja e Fatos Cenajt, shqiptarit 59-vjeçar që u ekzekutua me një plumb në kokë më 8 qershor të këtij viti.
Trupi i viktimës, një ish-polic burgu, u gjet në një rrugë rurale në Fontanaviva, në provincën e Padovës, vetëm disa qindra metra larg banesës ku jetonte me familjen e tij.
Të shtunën, më 13 dhjetor, karabinierët arrestuan fqinjin e tij, Moreno Violetto, 45 vjeç, i cili tashmë akuzohet për vrasje. Arrestimi erdhi pas një hetimi të detajuar të kryer nga Policia e Padovës, në bashkëpunim me karabinierët e Cittadella-s dhe njësinë speciale RIS nga Parma. Paraprakisht dyshohet se, punëtori kishte planifikuar ta vriste Cenaj për muaj të tërë dhe kjo për shkak të disa mosmarrëveshje në lagje.
Fatos Cenaj kishte shërbyer më parë në policinë e burgjeve në Shqipëri dhe më pas ishte transferuar në Itali për t’u bashkuar me familjen e tij, e cila kishte blerë një shtëpi në Fontanaviva.
Ai nuk kishte precedent të mëparshëm ndërsa raportet me fqinjin kishin qenë të tensionuara.