Dënohen 15 shqiptarë në Liverpul, iu kapën 650 rrënjë kanabis

Diaspora

Dënohen 15 shqiptarë në Liverpul, iu kapën 650 rrënjë kanabis

Më: 8 janar 2026 Në ora: 14:36
Fermë kanabisi

Pesëmbëdhjetë shqiptarë janë dënuar sot, të mërkurën, pasi oficerët zbuluan një fermë kanabisi brenda një magazine në qendër të qytetit të Liverpulit.

Sipas asaj që raporton Insightnews, oficerët ishin në patrullim mbrëmjen e së shtunës, më 4 tetor, kur vunë re një burrë që po sillte në mënyrë të dyshimtë dhe duke u përpjekur të mos vërehej në rrugën Kitchen Street.

Pas kontrollit, tek burri nuk u gjet asnjë drogë, por oficerët ndjenë një erë të fortë kanabisi që vinte nga ai.

Pas hetimeve, oficerët zbuluan një fermë kanabisi në një magazinë pranë, ku kishte më shumë se 650 bimë që rriteshin në pesë dhoma të ndara. Shumica e tyre ishin në fazën e pjekjes dhe gati për t’u korrur.

Në vendin e ngjarjes u arrestuan 21 burra, të cilët u akuzuan për përfshirje në prodhimin e një droge të kontrolluar të Klasës B (kanabis).

Gjatë një seance të mëparshme në gjykatë, disa nga të akuzuarit pranuan fajin, dhe sot, të mërkurën 17 Dhjetor, u dënuan në Liverpool Crown Court:

Indrit Barhani, 37 vjeç, pa adresë të përhershme, dënohet me 2 vite e 2 muaj burg, përfshirë 6 muaj për shkelje të urdhrit të deportimit.

Marius Bregova, 32 vjeç, nga Boswell Street, Middlesbrough, dënohet me 3 vite burg, duke përfshirë një dënim për një çështje tjetër të drogës.

Kristian Gega, 31 vjeç, nga Whitelaw Road, Southampton, merr 1 vit e 8 muaj burg.

Kel Koni, 39 vjeç, nga Surrey Street, Middlesbrough, dënohet me 2 vite e 6 muaj burg, përfshirë 6 muaj për shkelje të urdhrit të deportimit.

Leonard Nakja, 22 vjeç, nga Sincil Court, Lincoln, merr 1 vit e 8 muaj burg.

Martin Ndoj, 27 vjeç, nga Rope Street, London, dënohet me 2 vite e 3 muaj burg.

Nikoll Nika, 29 vjeç, nga Bush Street, Middlesbrough, merr 1 vit e 1 muaj burg.

Preng Prenga, 40 vjeç, nga St Peters Road, Birmingham, dënohet me 1 vit e 8 muaj burg.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat