Nga Klina, kandidat për kryetar komune në një qytet të Zvicrës

Diaspora

Nga Klina, kandidat për kryetar komune në një qytet të Zvicrës

Më: 7 shkurt 2026 Në ora: 23:30
Arbër Jagoda

Arbër Jagoda, përfaqësues i Partisë Socialiste, është zyrtarisht kandidat për kryetar të Komunës së Villeneuve në Zvicër.

Ai garon në zgjedhjet komunale të 8 marsit, si pjesë e listës numër 1.

Me këtë kandidim, Arbri synon të fitojë besimin e qytetarëve të Villeneuve dhe të udhëheqë komunën drejt një qeverisjeje më transparente dhe gjithëpërfshirëse.

Sipas njoftimit të partisë, strehimi i përballueshëm, infrastruktura shkollore moderne, planifikimi urban me cilësi të lartë, hapësira të gjelbra dhe ishuj të ngrohtë urbanë, dhe frymë komunitare – është ajo çka ata synojnë të sjellin.

“Ne po luftojmë për një Villeneuve ku jeta është e mirë, sot dhe nesër” deklaron Partia Socialiste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat