Mbrëmje festive për nderë të 16 vjetorit të themelimit të SHBK „SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër!

Diaspora

Mbrëmje festive për nderë të 16 vjetorit të themelimit të SHBK „SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër!

Më: 8 shkurt 2026 Në ora: 21:22
Mbrëmje festive për nderë të 16 vjetorit të themelimit të SHBK „SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër!

Mbrëmjen e datës 07.02.2026, në ambientet e klubit “Dardania” në Zofingen, SHBK “SALIH ÇEKAJ” në Zvicër organizoi një darkë solemne festive me rastin e shënimit të 16-vjetorit të themelimit të saj.

Në këtë aktivitet morën pjesë anëtarë dhe veprimtarë të shoqatës, të cilët, në frymë uniteti dhe bashkëpunimi, festuan këtë përvjetor të rëndësishëm.

Atmosferës festive i dha një dimension të veçantë këngëtari i mirënjohur Valon Islamaj, i cili me interpretimin e tij artistik kontribuoi në krijimin e një mbrëmjeje dinjitoze dhe mbresëlënëse për të gjithë të pranishmit.

Në përmbyllje të aktivitetit, pjesëmarrësit u ndanë me zotimin për vazhdimin dhe intensifikimin e veprimtarisë së shoqatës, në shërbim të qëllimeve dhe misionit të saj

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat