Gratë arbëreshe në Samitin e Diasporës: Mëma jonë është Shqipëria, lutjet e traditat i kryejmë në shqip

Diaspora

Gratë arbëreshe në Samitin e Diasporës: Mëma jonë është Shqipëria, lutjet e traditat i kryejmë në shqip

Më: 15 prill 2026 Në ora: 18:36
Edi Rama

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme publikoi ditën e sotme mesazhet e vajzave dhe grave arbëreshe që kanë mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e IV të Diasporës.

Një prej pjesëmarrëseve, e pyetur se si e ka trashëguar gjuhën shqipe, deklaroi se në familjen e saj gjuha është ruajtur përmes nënës, që ka folur gjithmonë shqip.

Një tjetër zonjë që u shfaq në samit e veshur me kostumin tradicional arbëresh deklaroi se komuniteti arbëresh në Itali vijon t’i kryejë lutjet në kishë dhe të gjitha traditat e tjera në gjuhën shqipe.

“Prandaj Shqipëria është si mëma jonë ,ne kemi dhe këngën Itali e bukur na dhe shtëpinë dhe na bëre, por mëma jonë është ajo Shqipëria.

Ne e kemi ruajtur traditat, kemi ruajtur apariren/veshjet. Ne dhe tek Kisha flasim arbëresh, themi Meshen arbëresh, themi lujtjet arbëresh, kur martohet nusja me dhëndrrin bëjme tradicionin arbëresh”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat