Kuvendi i 36-të i Shoqatës Humanitare “Nënë Tereza”

Diaspora

Kuvendi i 36-të i Shoqatës Humanitare “Nënë Tereza”

Nga: Liljana Doda Gojani Më: 27 prill 2026 Në ora: 09:06
Kuvendi i 36-të i Shoqatës Humanitare “Nënë Tereza”

Transparencë, solidaritet dhe angazhim për të ardhmen

Luzern, 26.04.2026 – Shoqata Humanitare “Nënë Tereza” zhvilloi Kuvendin e saj të 36-të

në një atmosferë dinjitoze dhe bashkëpunuese, duke përmbledhur një vit të pasur me

veprimtari humanitare dhe duke përcaktuar prioritetet për të ardhmen.

Hapja e Kuvendit dhe pjesëmarrja

Punimet u hapën nga kryetari, z. Nue Zalli, i cili përshëndeti të pranishmit, përfshirë

Konsullin e Republikës së Kosovës z. Vigan Berisha, donatorët, përfaqësuesit e

shoqatave bashkëpunuese, si dhe anëtarët e vullnetarët. Në fjalën e tij, ai theksoi

rëndësinë e bashkëpunimit dhe përkushtimit në shërbim të komunitetit.

Raporti vjetor: 34 projekte me shtrirje ndërkombëtare

Sekretari z. Xholec Dedaj paraqiti raportin vjetor të veprimtarisë, duke evidentuar realizimin e

34 projekteve humanitare gjatë vitit në rajone të ndryshme si Indi, Afrikë, Evropë dhe

Ballkan.

Projektet përfshinë:

• Ndihmë për pacientë me probleme të ndryshme shëndetësore

• Projekte arsimore dhe edukative

• Projekte sociale për gra, fëmijë, jetimë dhe individë në nevojë

• Projekte kulturore (promovime, monografi, përkthime dhe vlerësim i figurave

kombëtare)

Raporti u ndoq me interes dhe ndjeshmëri nga pjesëmarrësit, duke reflektuar ndikimin

konkret të Shoqatës.

Transparenca financiare dhe auditimi ndërkombëtar

Një ndër pikat qendrore ishte raporti financiar për vitin 2025 dhe draft-buxheti për vitin

2026, të cilat u miratuan unanimisht.

Arkëtari z. Fadil Haxhosaj paraqiti në detaje menaxhimin e burimeve financiare, duke

dëshmuar transparencë dhe përgjegjësi të lartë.

Auditimi nga institucioni financiar zviceran (BDO) konfirmoi përdorimin korrekt dhe të

drejtë të fondeve, në përputhje me nevojat dhe standardet. Kuvendi vendosi që auditimi

të vazhdojë edhe për katër vitet e ardhshme nga i njëjti institucion.

U theksua gjithashtu nevoja për rritjen e kontributit nga komuniteti shqiptar, ndërsa një

mirënjohje e veçantë iu drejtua donatorëve zviceranë për mbështetjen e tyre të

vazhdueshme.

Mirënjohje për kontributin e dhënë në kuadër të Kuvendit. U ndanë certifikata mirënjohjeje për:

z. Vegan Berisha

znj. Ferdinanda Kqira-Zalli

z. Qamil Haxhosaj

z. Samuel Rosaj

Këto vlerësime përfaqësojnë respekt dhe falënderim për kontributin e tyre në

veprimtarinë humanitare.

Apel për rininë dhe vullnetarizmin

Një moment domethënës ishte apeli i anëtarit të Kryesisë, z. Prek Zymi, i cili inkurajoi të

rinjtë të përfshihen në veprimtari humanitare dhe të frymëzohen nga figura e Nënë

Terezës. Ai theksoi se angazhimi vullnetar forcon vlerat dhe ndërton një shoqëri më të

drejtë.

Sfidat dhe prioritetet për të ardhmen

Kuvendi identifikoi disa drejtime strategjike:

Rritja e përfshirjes së burimeve njerëzore

Shtimi i kontributeve financiare nga komuniteti shqiptar

Fuqizimi i rolit të komunitetit shqiptar në Luzern dhe më gjerë

Përmbyllja dhe mesazhi

Kuvendi u mbyll në një atmosferë miqësore me një Apéro, duke krijuar hapësirë për

rrjetëzim, bashkëpunim dhe shkëmbim idesh.

Në thelb të këtij angazhimi qëndron një parim i qartë: në çdo dimension humanitar dhe

shoqëror, ka më shumë gëzim kur jep sesa kur merr, një vlerë që vazhdon të udhëheqë

misionin e Shoqatës në ndërtimin e një shoqërie më solidare dhe më njerëzore.

Liljana Doda Gojani

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat