U aksidentua teksa punonte në kantier ndërtimi, ndërron jetë shqiptari në Itali

Diaspora

U aksidentua teksa punonte në kantier ndërtimi, ndërron jetë shqiptari në Itali

Më: 2 maj 2026 Në ora: 11:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka ndërruar jetë pasi u aksidentua në punë.

Mësohet se shqiptari u plagos rëndë më 27 prill,  teksa po punonte me një betoniere në një kantier ndërtimi, në Castelfiorentino të Empolit. Shqiptari raportohet se u godit nga mikseri i betonierës dhe mori plagë të rënda.

Fatkeqësisht, tre ditë pas aksidentit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, ai nuk mundi t’i mbijetojë dot plagëve dhe ka humbur jetën. Karabinierët po hetojnë, së bashku me stafin e parandalimit të aksidenteve të autoritetit shëndetësor lokal.

Emri i punëtorit dhe detajet nuk bëhen të ditura, teksa ngjarja është ende nën hetim aktiv.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat