Akademia Rrënjet Tona në bashkëpunim me Shoqata Atdhetare Kulturore Benda do të organizojnë promovimin e studimit albanologjik “Epiri ose sot Shqipëria”.
Autorë të këtij botimi janë Prof. Dr. Eqerem Zenelaj dhe Dr. Inxh. Stefan Pinguli.
Aktiviteti do të mbahet më 16 maj 2026, në sallën “Aleks Buda” të Akademia e Shkencave e Shqipërisë në Tiranë, duke filluar nga ora 10:30.
Në kuadër të programit do të ketë referenca shkencore mbi studimin, përshëndetje nga personalitete akademike dhe kulturore, si dhe ekspozitë me fotografi të veçanta nga arkivat evropiane për Mbretin e Epirit dhe Arbërisë, Gjergj Gjon Kastriotin – Skënderbeun.
Organizatorët kanë ftuar studiues, akademikë dhe qytetarë të interesuar të marrin pjesë në këtë ngjarje kulturore dhe shkencore.