Aksident i rëndë në Greqi! Kamioni merr përpara biçikletën, vdes 55-vjeçari shqiptar

Diaspora

Aksident i rëndë në Greqi! Kamioni merr përpara biçikletën, vdes 55-vjeçari shqiptar

Më: 23 maj 2026 Në ora: 17:43
Ambulanca në Greqi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të shtunë në Greqi, ku një shtetas shqiptar, 55 vjeç, ka humbur jetën në një aksident në zonën e quajtur “Pirgos Ilias”, në Peloponez.

Sipas policisë greke, viktima është 55-vjeçari Fatmir Dyrmishi, i cili po lëvizte me biçikletë në një kryqëzim në hyrje të qytetit. Në rrethana ende të paqarta, ai është përplasur nga një kamion, duke marrë plagë të rënda.

Shqiptari u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit, ndërsa policia greke po heton rrethanat e aksidentit. Deri më tani, është shoqëruar drejtuesi i kamionit.

Mësohet se viktima ishte banor i zonës, ndërsa familja e tij jeton në Shqipëri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat