Vdes veprimtari i çështjes kombëtare në mërgatë, Hafiz Gagica

Diaspora

Vdes veprimtari i çështjes kombëtare në mërgatë, Hafiz Gagica

Më: 27 maj 2026 Në ora: 11:31
Hafiz Gagica

Ka ndërruar jetë veprimtari i njohur i çështjes kombëtare dhe një prej figurave të rëndësishme të angazhimit politik në diasporë, Hafiz Gagica. 

Gagica ishte i njohur për kontributin e tij të madh në organizimin dhe fuqizimin e diasporës shqiptare, sidomos gjatë viteve të vështira për Kosovën.

Ai kishte shërbyer si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës për diasporë, duke luajtur rol të rëndësishëm në mobilizimin e shqiptarëve jashtë vendit për mbështetje politike dhe institucionale të Kosovës.

Për shumë vite, Hafiz Gagica konsiderohej një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai ishte pjesë e angazhimeve diplomatike dhe politike të kohës, duke kontribuar në afirmimin e çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat