Helsinki në këmbë për çlirimtarët, diaspora proteston me flamujt e UÇK

Diaspora

Helsinki në këmbë për çlirimtarët, diaspora proteston me flamujt e UÇK

Më: 26 shtator 2026 Në ora: 17:39
Protesta

Mërgata shqiptare në Finlandë është mbledhur sot në qendër të Helsinkit në një tubim masiv në përkrahje të ish-krerëve dhe pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me thirrje për drejtësi dhe në mbrojtje të luftës së pastër të UÇK-së, qindra bashkatdhetarë kanë mbushur sheshin kryesor të kryeqytetit finlandez, duke valëvitur flamuj kombëtarë dhe simbole të UÇK-së.

Protesta ka përcjellë mesazhe të qarta solidarizimi me çlirimtarët, ndërsa të pranishmit theksuan se lufta për liri e popullit të Kosovës nuk mund të rishkruhet as të njolloset.

Protestat po vazhdojnë të mbahen edhe në Prishtinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat