E mërkurë, 24 prill 2024
  • Surprizë: Rikthehet trendi më i komentuar i viteve 2000!

    Si të mos mjaftonin gjithë çudirat që pamë gjatë 2020-ës, trendi i fundit i modës po na përgatit për çfarë do të shohim në vazhdim. 2021 do të na kthejë ekzaktësisht në trendin më të përfolur të viteve 2000. Të brendshme që duken jashtë pantallonave, fundeve apo fustaneve! 

    Nëse ju kujtohen dikur, ikona si Paris Hilton, Jennifer Lopez e shumë të tjera, frymëzuan aq shumë një dekadë më parë, sa vajzat e morën ta ndiqnin trendin më të komentuar gjatë atyre viteve. Të brendshmet që ekspozohen, rikthehen sërish, por të stiluara me më shumë shije dhe elegancë! 

    Ky trend ka nisur të përhapet kudo në Instagram, por nëse s'jeni ende gati, mund të frymëzoheni më poshtë. E sigurt që do të dukeni ekstra, provokuese dhe shumë seksi. 

1 / 9