E shtunë, 21 nëntor 2026
  • Një mrekulli e vogël mbi Lumin Hudson

    Një investim prej rreth 270 milionë dollarësh i ka dhënë një tjetër mrekullie të arkitekturës në Nju Jork.

    Ai është “Little Island”, një investim i Barry Diller dhe Diane von Furstenberg, që hapi së fundmi dyert për vizitorët.

    I vendosur në brigjet e lumit Hudson, parku është konceptuar e projektuar nga arkitekti Thomas Heatherëick.

    Fondacioni “Diller-von Furstenberg Family”, që drejtohet nga miliarderi Barry Diller financoi ndërtimin e këtij ishulli. Diane von Furstenberg tha për “Wall Street Journal” se realizimi i këtij parku ishte një ëndërr e Barry Diller.

2 / 5