E enjte, 25 prill 2024
  • Të zhveshur dhe të dehur, britanikët japin “shfaqje” të çmendur rrugëve të qytetit

    Të rinjtë britanikë dhe jo vetëm kanë mbushur rrugët e qyteteve të ndryshme për të shijuar fundjavën e fundit të lirë, pak para Krishtlindjes. Edhe pse autoritetet përkatëse bëjnë thirrje për të qenë të kujdesshëm për shkak të përhapjes së një vale tjetër të Covid-18.

    Në Londër është përhapur shumë varianti Omicrom, por pavarësisht kësaj qytetarët nuk ngurrojnë që të dalin dhe të shijojnë një pije në pabe dhe klube nate.

    Nga ana tjetër, ekspertët kanë paralajmëruar se nevojiten kufizime si “bllokim kombëtar” për të mbajtur nën kontroll spitalet nga koronavirusi.

    Por britanikët zgjodhën veshjet e tyre seksi dhe ekstravagante për të Krishtlindje dhe dolën si zakonisht. Mediat britanike kanë publikuar fotografi të shumta teksa qytetarët shijonin lirinë e tyre.

1 / 8