Mesazhi i Hazard pas fitores

Futboll

Mesazhi i Hazard pas fitores

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 14:09
Mesazhi i Hazard pas fitores

Eden Hazard është shumë i lumtur me fitoren e Real Madridit 0:2 në San Siro kundër Interit në Ligën e Kampionëve.

Belgu, që ende nuk po e tregon veten me fanellën e bardhë, shënoi gol nga penalltia në fillim të takimit.

Megjithatë, ai thotë për të s’janë të rëndësishëm gola, por fitoret e ekipit.

“Kemi bërë një ndeshje të mirë ekipore. Janë tri pikë të rëndësishme, tani kanë mbetur edhe dy ndeshje. Është e rëndësishme të shënosh gola, por më e rëndësishme është fitorja. Tani po mendoj vetëm si t’i fitojmë ndeshjet”, tha Hazard.

“Po fitoj besimin minutë pas minute në fushë dhe me ndeshje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat