Skënderbeu me hapa të frikshme

Futboll

Skënderbeu me hapa të frikshme

Më: 20 nëntor 2026 Në ora: 18:28
Pamje nga ndeshja

Skënderbeu vazhdon të befasojê dhe tregojë rritje të jashtëzakonshme teksa sot ka arritur fitoren e katërt nê 6 ndeshjet e fundit të Superiores ku gjithashtu ka marrë dy barazime.

Dhe fitorja nuk ishte dosido por ndaj kampiones në fuqi, Egnatia, me njê gol që erdhi nê startin e takimit me grekun Lagonidis.

Skuadra korçare shënoi shpejt me Lagonidis e më pas diti si të mbante larg katërkëndorit sulmin e rrezikshëm të ekipit rrogozhinas.

Egnatia tentoi por pa shumë sukses që të gjente rrjetën, ndërsa ekipi vendas u favorizua edhe nga fakti se Aleksi la skuadrën e tij me 10 lojtarë që në fundin e pjesës së parë teksa u ndëshkua me të kuq.

Egnatia, ndoshta më shumë me mendjen te e enjtja qe mund te jete vendimtare mbi fatet e saj në Conference League, sonte nuk ishte ne nivelin qe pritej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat