Bashkimi me tri pikë në udhëtim kundër Shkëndijës së Haraçinës

Futboll

Bashkimi me tri pikë në udhëtim kundër Shkëndijës së Haraçinës

Nga: B.S. Më: 20 nëntor 2026 Në ora: 15:51
KF Bashkimi

Shkëndija e Haraçinës – Bashkimi përfundoi me rezultat 0:1, në ndeshjen e parë të javës së 14-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut.

Me golin e Muratit në minutën e 63-të, mysafirët nga Kumanova fituan tri pikë shumë të rëndësishme dhe arritën një fitore jashtëzakonisht të vlefshme.

Ndoshta kjo fitore ishte disi e papritur, duke pasur parasysh se Shkëndija e Haraçinës konsiderohej favorite në këtë ndeshje. Megjithatë, vendasit zhgënjyen, ndërsa kumanovarët ishin skuadër më e mirë dhe e merituan fitoren.

Me këto tri pikë, Bashkimi tani ka 14 pikë (vendi i tettë), ndërsa Shkëndija e Haraçinës mbetet me 18 pikë (vendi i pestë).

Ndeshja nisi e qetë, në një fushë me kushte të këqija për lojë.

Rastin e parë serioz e pamë në minutën e 13-të, kur Demiri tentoi të shënonte drejtpërdrejt nga këndi, por topi goditi pjesën e sipërme të traversës së portës së Bashkimit.

Vetëm pesë minuta më vonë reagoi Ristovski. Pas një rrotullimi të bukur, ai gjuajti nga një pozitë e mirë, por topi përfundoi në traversën e portës vendase.

Ristovski u shfaq përsëri rrezikshëm në minutën e 30-të, por këtë herë portieri i Shkëndijës së Haraçinës, Stolevski, reagoi mirë dhe shpëtoi portën e tij.

Kështu, pjesa e parë përfundoi me rezultatin fillestar 0:0.

Pjesa e dytë nisi me lojë më energjike nga të dyja skuadrat.

Në minutën e 47-të, Mehmedi pati një mundësi të mirë për vendasit, por goditja e tij ishte shumë e pasaktë dhe topi përfundoi mbi portë.

Në minutën e 51-të, Bashkimi humbi një rast të artë për të kaluar në epërsi. Da Silva Antonio u gjend përballë një mundësie ideale, por shkoi shumë majtas dhe nuk arriti të godiste portën e zbrazët të Shkëndijës së Haraçinës.

Më në fund, në minutën e 63-të erdhi goli, i cili ishte plotësisht i merituar për Bashkimin.

Kapiteni Murati, pas një rivënieje anësore, mori topin në krahun e djathtë, u pozicionua mirë dhe nga një kënd pothuajse i pamundur goditi drejt portës.

Topi kaloi pranë duarve të portierit Stolevski dhe përfundoi në rrjetë për rezultatin 0:1.

Vetëm katër minuta më vonë, Marko Simonovski pati mundësinë për të barazuar, por goditja e tij me kokë përfundoi pranë portës së kumanovarëve.

Në minutën e 77-të, edhe Elezi pati një mundësi të madhe për të barazuar, por portieri i Bashkimit reagoi shkëlqyeshëm.

Menjëherë pas këtij rasti, Ristovski u gjend për herë të tretë në një pozitë të mirë shënimi, por përsëri nuk arriti ta mposhtte Stolevskin.

Bashkimi mund ta kishte mbyllur ndeshjen me rezultatin 0:2, por Majimona në minutën e 79-të nuk arriti të shënonte nga një pozitë e mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat