Gazetari irlandez: Kroacia ishte shumë e dobët në Ligën e Kombeve

Futboll

Gazetari irlandez: Kroacia ishte shumë e dobët në Ligën e Kombeve

Nga: B.S. Më: 20 nëntor 2026 Në ora: 14:25
Kombëtarja e Kroacisë

Kombëtarja e Kroacisë do të përballet me Irlandën në ndeshjet e plejofit të Ligës së Kombeve, pas shortit të hedhur në Nyon të Zvicrës.

Ndeshjen e parë kroatët do ta luajnë në udhëtim, ndërsa takimin e kthimit para tifozëve të tyre. Përballjet janë planifikuar për marsin e vitit 2027. Fituesi do të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën A në edicionin e ardhshëm, ndërsa humbësi do të zbresë në Ligën B.

Ndërkohë, mediat irlandeze kanë nisur analizat për kundërshtarin e tyre. Gazeta ‘Irish Independent’, në një shkrim të gjatë të gazetarit Aidan Fitzmaurice, ka analizuar gjendjen e kombëtares kroate, yjet e saj, problemet me ndërrimin e gjeneratave dhe stadiumin ku mund të zhvillohet ndeshja e kthimit.

 “Në Ligën e Kombeve, Kroacia nuk kaloi aspak mirë. Nëse përjashtojmë dy fitoret kundër Çekisë, një rivali të vjetër të Irlandës, Kroacia ishte shumë e dobët”, shkruan Fitzmaurice.

Gazetari irlandez rikujton humbjen 4:1 ndaj Spanjës dhe disfatën e rëndë 0:7 në shtëpi kundër Anglisë.

Sipas tij, Kroacia më pas u rikuperua pjesërisht, duke humbur me rezultat të ngushtë 2:1 ndaj Anglisë dhe Spanjës. Megjithatë, gjashtë pikët në gjashtë ndeshje vlerësohen si një nga paraqitjet më të dobëta të kësaj përfaqësueseje në histori.

‘Irish Independent’ kujton edhe paraqitjen e Kroacisë në Kampionatin e fundit Botëror, ku pas humbjes nga Anglia fitoi kundër Panamasë dhe Ganës, por u eliminua nga Portugalia në fazën e 1/16-ës së finales.

Gazeta thekson se kroatët kanë fituar medaljen e argjendtë dhe atë të bronztë në dy Botërorët e fundit, por në katër Kampionatet e fundit Evropiane nuk kanë arritur të kalojnë fazën e 1/8-ës së finales.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat