Debutimi me Vllazninë

Futboll

Debutimi me Vllazninë

Më: 20 nëntor 2026 Në ora: 15:59
Futbollisti Andi Hadroj

Nesër, prej orës 18:30, Vllaznia do të “përplaset” me Partizanin në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, e vlefshme për javën e 12-të të Abissnet Superiore. Në prag të kësaj përballjeje, ka folur para mediave një ish, fjala është për lojtarin me tipare defensive, Andi Hadroj, i cili ka fituar Superioren me “Demat e Kuq”, gjatë sezonit 2022-2023.

Pesha e klubit të Vllaznisë? Vllaznia, emër dhe klub i madh. Pas shumë kohësh u bë një dëshirë e madhe që të vija te një klub si Shkodra. Pasi edhe kam luajtur në Shkodër, kur kam qenë i vogël. Edhe afër familjes, edhe njoh ambientin. Çunat janë shumë të mirë, klub i madh, pse jo?

Shumicën e lojtarëve i njoh. Në Superligë lojtarët njihen me njëri-tjetrin. Kam pasur në ekip Mehmetin, Markun, Gurishtën e kam njohur, Bekimin, Mustën, Bardhin… Shumë lojtarë.

Tani e kam marrë veten. Kam pasur një periudhë pak të vështirë. Kontrata ime u mbyll pak vonë dhe ekipet ishin bërë. Falënderoj Vllazninë për mundësinë që më ka dhënë.

Në fushë ndaj Partizanit? Këtë e di trajneri. Unë nuk e di. Ta shohim. Me rëndësi është të fitojmë. Të luajmë dhe të paraqitemi mirë, dhe të na shkojë sa më mbarë.

Debutim? Është ndjesi e veçantë sepse kam kaluar katër vite atje. Nuk është e lehtë, por jemi futbollistë profesionistë tani. Ndërron ekipi dhe duhet të përballesh me ekipe që ndoshta ke luajtur më herët, por jeta vazhdon.

Fundi i tabelës? Mund të jenë shumë gjëra. Futbolli nuk është si ta presësh me thikë dhe do të dalë. Mund të investosh shumë lekë në futboll dhe prapë pastaj nuk ke rezultate. Ndoshta skemat, ose ndoshta nuk janë koordinuar si duhet lojtarët. Pak rëndësi ka kjo.

Që ditën e parë që kam ardhur këtu, kam parë një harmoni shumë të mirë dhe më ka befasuar. Nuk e kam pritur kështu. Nga një ekip që ka qenë pak renditje poshtë.

Çunat janë shumë të mirë, shumë të sjellshëm me njëri-tjetrin. Janë shumë të lidhur dhe besoj se do të dalë një rezultat shumë pozitiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat