Rikthehet Bundesliga: Bayern pret Kölnin sonte, Gladbach–Dortmund të shtunën

Futboll

Rikthehet Bundesliga: Bayern pret Kölnin sonte, Gladbach–Dortmund të shtunën

Nga: Bota sot Më: 20 nëntor 2026 Në ora: 14:05
Fotoilustrim

Pas pushimit për ndeshjet e kombëtareve, Bundesliga gjermane rikthehet sonte me ndeshjen Bayern Mynih – Köln, që nis në orën 20:30 në Allianz Arena dhe hap javën e dhjetë të kampionatit.

Bayerni hyn në ndeshje si favorit i qartë. Takimi i fundit mes dy skuadrave, në maj të këtij viti, përfundoi 5:1 për skuadrën e Mynihut, me tri gola të Harry Kane.

Programi i Bundesligës
E shtunë, ora 15:30: Leverkusen – Paderborn, Frankfurt – Hoffenheim, Union Berlin – Leipzig, Mönchengladbach – Dortmund dhe Elversberg – Freiburg.
E shtunë, ora 18:30: Schalke – Stuttgart.
E diel, ora 15:30: Augsburg – Mainz.
E diel, ora 17:30: Werder Bremen – Hamburger SV.

Super League në Zvicër
Në kampionatin zviceran luhet të shtunën dhe të dielën xhiroja e 14-të, me ndeshjet Lugano – Grasshoppers, Young Boys – Thun, Sion – Servette, Zürich – St. Gallen, Basel – Luzern dhe Lausanne – Vaduz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat