Java 11 luhet të dielën dhe të hënën, spikat Flamurtari-Bylis

Futboll

Java 11 luhet të dielën dhe të hënën, spikat Flamurtari-Bylis

Më: 20 nëntor 2026 Në ora: 14:47
Ndeshjet

Kampionati i Kategorisë së Parë, vijon me ndeshjet e javës së 11-të, që do të zhvillohen të dielën dhe të hënën. Java do të nisë të dielën, më 22 nëntor, me përballjet Burreli–Pogradeci, Sopoti–Korabi dhe Oriku–Kukësi, të gjitha të programuara në orën 13:30.

Të hënën, më 23 nëntor, do të luhen tri ndeshjet e tjera të javës: Kastrioti–Besa dhe Besëlidhja–Iliria, në orën 13:30, si dhe Flamurtari–Bylis, që do të nisë në orën 16:00. Kjo e fundit është edhe një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës.

Kampionati i Kategorisë së Parë vijon të ofrojë rivalitet për objektivat e sezonit.

Java 11

Burreli–Pogradeci 22.11.2026, 13:30

Sopoti–Korabi 22.11.2026, 13:30

Oriku–Kukësi 22.11.2026, 13:30

Kastrioti–Besa 23.11.2026, 13:30

Besëlidhja–Iliria 23.11.2026, 13:30

Flamurtari–Bylis 23.11.2026, 16:00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat