Jack Grealish pritet të rikthehet në listën e lojtarëve të Evertonit për ndeshjen e së hënës në mbrëmje kundër Brentfordit në Premier League.
Futbollisti i huazuar nga Manchester City ka qëndruar jashtë planeve të ekipit të parë për një muaj, pas një shkeljeje të rëndë të rregullave disiplinore të klubit.
Grealish i jep fund periudhës së përjashtimit
Grealish është rikthyer zyrtarisht në grupin e parë të Evertonit në stadiumin “Hill Dickinson”, pas një muaji larg skuadrës.
Mesfushori ofensiv bëri një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të plotë, duke luajtur në një ndeshje miqësore me dyer të mbyllura kundër Derby County javën e kaluar, gjatë ndërprerjes së kampionatit.
Trajneri David Moyes konfirmoi se reprezentuesi anglez tashmë është pjesë e planeve të tij për ndeshjen e ardhshme kundër Brentfordit.
“Ai është rikthyer në stërvitje dhe sërish është pranë ekipit”, deklaroi trajneri skocez gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes.