Egnatia u mposht nga Skënderbeu, 1-0 në Korçë, ndeshje e vlefshme për javën e 12 të Superirores. Pas duelit, foli për mediat, trajneri i rrogozhinasve, Nevil Dede.
"Sa ndikon goli i shpejtë dhe kartoni i kuq? Nuk u futëm në lojë, ishim që në fillim akoma në udhëtim. Nuk jemi makineri që ndizemi me buton. Ishte një ditë jno për ne. Rrallë ne gabpojmë atje. Por ja që gabuam. Ritmi i ulët, ndalesa pafund. Pastaj dhe kartoni i Aleksit na penalizoi. U munduam të bënim zgjedhjet tona. U munduam të menaxhonim dhe energjtë sepse kemi edhe gara të tjera përpara.
Çfarë nuk të pëlqeu te pjesa e parë? Nuk u përshtatëm dot edhe me nivelin e fushës. Por nuk na penalizoi në 100 përqind. Ishim me ritëm të ulët. Kur një terren nuk të luash, nuk hyn në ritëm. Djemtë u munduan të tregonin. Mendërish nuk ishin në këtë ndeshje. U munduam, djemtë u munduan maksimalisht. Të gjithë gëzojnë kur na godasin dhe na mundin. Askush nuk është i pavdekshëm. Nuk ia dolëm dot. Diçka nuk shkoi në mënyrën si e kishim menduar.
Te rasti i golit te Lagodinis? Në mënyrën si markojmë kemi regjim tjetër. Ne jemi miks në zonë. Ai që markon duhet ta nxjerë jashtë trajektores. Gabuam në grup, nuk gaboi individi. Gabimet janë kolektive, kjo është mënyra ime e ndeshjes.
Tre humbje në transfertë, pa shënuar edhe gol. Të shqetëson para Conference League? Jo fare, aspak,. Kemi humbur dhe ndeshje të tjera. Do ketë edhe ditë të këqija si kjo e sotmja. Djemtë treguan që nuk bëjnë asnjëherë dy
Më i rëndësishëm është kampionati. Duhet të pranojmë pamundësinë tonë për nivelin tim. Për shkaqe gjejmë pa fund, por më mirë të shohim te vetja”, tha Dede.