Lagonidis pa “frena” pas rezultoi përcaktues: Në fund do jemi atje ku duhet

Futboll

Lagonidis pa “frena” pas rezultoi përcaktues: Në fund do jemi atje ku duhet

Më: 20 nëntor 2026 Në ora: 19:14
Giorgos Lagonidis rezultoi përcaktues në ndeshjen e sotme

Giorgos Lagonidis rezultoi përcaktues në ndeshjen e sotme ku Skënderbeu fitoi 1-0 përballë Egnatia, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Pas duelit, qendërmbrojtësi grek foli për mediat.

“Ishte një ndeshje e vështirë sot. Kundërshtarët ishin shumë të mirë. Ne bëmë detyrën tonë dhe i vërtetuam kundërshtarëve se jemi një skuadër e fortë. Me këtë skuadër që kemi, mund të arrijmë një vend në play off për Europë. 

Ndeshje pas ndeshje tregojmë që jemi një skuadër e madhe. Në fund të kampionatit do jemi atje ku duhet. 

Reparti defensiv më i konsoliduar? Kemi një sistem më të rregullt dhe jemi më të sigurt në atë që po luajmë. Jemi më të fortë ndeshje pas ndeshje”, tha Lagonidis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat