Trajneri i ri i Brojës konfirmon atë që pritej për sulmuesin kuqezi

Futboll

Trajneri i ri i Brojës konfirmon atë që pritej për sulmuesin kuqezi

Më: 20 nëntor 2026 Në ora: 19:37
Lojtari Armando Broja

Situata e Bërnlit në këtë edicion nuk është nga më të mirat, pasi ekipi i cili shihej si pretendent për t’u kthyer menjëherë në Premier Ligë, e ka nisur shumë keq duke qenë pranë fundit të tabelës.

Një nga arsyet e kësaj situate është edhe kriza e dëmtimeve të njëpasnjëshme që kanë goditur skuadrën, përfshirë edhe atë të Armando Brojës i cili u dëmtua në kofshë ndaj Linkoln dhe mbetet jashtë për një afat të pacaktuar.

Trajneri Fabio Çelestini, i cili mori drejtimin e Bërnlit pikërisht pak javë më parë, ka folur sot në konferencën për mediat edhe për situatën e sulmuesit të Kombëatres shqiptare, duke konfirmuar se po vazhdonte riaftësimin sipas planit, por duhej ende kohë për ta parë në fushë.

“Po bën shumë mirë”, tha fillimisht ai. “Por atij i nevojitet pak më shumë kohë”, vijoi trajneri, duke bërë të qartë se për momentin nuk diskutohej kthimi i Brojës në fushën e lojës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat