Cristiano Ronaldo shënon dhe humb penalltinë, por i afrohet gjithnjë e më shumë golit të 1.000 në karrierë

Futboll

Cristiano Ronaldo shënon dhe humb penalltinë, por i afrohet gjithnjë e më shumë golit të 1.000 në karrierë

Më: 20 nëntor 2026 Në ora: 19:22
Sulmuesi Cristiano Ronaldo

Edhe 14 gola e ndajnë portugezin nga një prej rekordeve më të mëdha në historinë e futbollit.

Cristiano Ronaldo vazhdon t’i afrohet shifrës historike prej 1.000 golash në karrierën e tij profesionale.

Sulmuesi portugez e nisi në mënyrën më të mirë ndeshjen e kampionatit saudit mes Al-Ahlit dhe Al-Nassrit, duke realizuar gol në minutën e 14-të.

Me këtë realizim, Ronaldo arriti në kuotën e 986 golave në karrierën e tij, ndërsa tetë prej tyre i ka shënuar gjatë këtij sezoni.
Ai ka të njëjtin numër golash këtë edicion me mesfushorin holandez Tijjani Reijnders, ndërsa të dy kanë katër gola më pak se sulmuesi anglez Ivan Toney, i cili luan te Al-Ahli.

Ronaldo humb penalltinë, Demiralit i anulohet goli

Megjithatë, mbrëmja nuk ishte e përkryer për yllin portugez.

Në minutën e 18-të, Ronaldo pati mundësinë të realizonte golin e dytë për skuadrën e tij, por dështoi nga pika e bardhë, duke goditur shtyllën e portës. Ky rast e la dukshëm të zhgënjyer CR7.

Në anën tjetër, mbrojtësi turk Merih Demiral shënoi me kokë në minutën e 31-të, por pas ndërhyrjes së VAR-it, gjyqtari anuloi golin për shkak të një faulli ndaj portierit brazilian Bento.

Al-Nassr synon kreun e tabelës

Një fitore në këtë përballje do ta ngjiste Al-Nassrin në vendin e parë me 31 pikë, një më shumë se Al-Hilali i drejtuar nga trajneri italian Simone Inzaghi, që ka zhvilluar një ndeshje më pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat