Prishtina fiton bindshëm ndaj Drenicës, Diatta shkëlqen me het-trik!

Futboll

Prishtina fiton bindshëm ndaj Drenicës, Diatta shkëlqen me het-trik!

Nga: K. Goca Më: 20 nëntor 2026 Në ora: 18:49
Heroi i kësaj ndeshjeje ishte sulmuesi i Prishtinës, Assane Diatta, i cili mban fanellën me numrin 17

Prishtina ka shënuar fitore të thellë me rezultat 3:0 ndaj Drenicës së Skenderajt, në kuadër të javës së 14-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Skuadra kryeqytetase vazhdon të shkëlqejë në kampionat, duke ruajtur epërsinë në krye të tabelës dhe distancën ndaj ndjekëses më të afërt, Malishevës.

Heroi i kësaj ndeshjeje ishte sulmuesi Assane Diatta, i cili realizoi het-trik, duke shënuar në minutat 40, 66 dhe 71 të takimit.

Me këtë fitore, Prishtina kryeson tabelën me 35 pikë, duke lënë pas Malishevën me 27 pikë, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Drenica renditet në pozitën e tetë me 12 pikë, pas 14 javësh të zhvilluara në elitën e futbollit të Kosovës.

Assane Diatta ishte padyshim protagonisti kryesor i kësaj përballjeje, duke i dhuruar Prishtinës tri pikë të rëndësishme në garën për titullin kampion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat