Maldini konfirmon interesin për yllin e Marseille

Futboll

Maldini konfirmon interesin për yllin e Marseille

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 15:04
Maldini konfirmon interesin për yllin e Marseille

Kontrata e Florian Thauvin me skuadrën e Marseille skadon në verën e ardhshme dhe mesfushori 27-vjeçar është i vendosur të mos rinovojë bashkëpunimin, pavarësisht disa ofertave të bëra nga klubi.

Mediat franceze raportojnë se Thauvin ka arritur një marrëveshje me skuadrën e Milanit, ku pritet të nënshkruajë për 4 sezone dhe të përfitojë një pagë prej 3 milionë eurosh në vit, ndërsa konfirmimet kanë ardhur edhe nga vetë Paolo Maldini.

"Thauvin është një futbollist mjaft i mirë dhe një rast për t’u shfrytëzuar, pasi i skadon kontrata në fund të sezonit dhe mund të vijë me parametra zero.

Si nga ana ekonomike, ashtu edhe nga ajo sportive, është një mundësi mjaft interesante", tha Drejtori Teknik i kuqezinjve në një intervistë për francezen "Telefoot".

Nga fillimi i vitit të ardhshëm, Thauvin është i lirë të nënshkruajë me cilin klub të dojë, ndaj kuqezinjtë mund të provojnë ta afrojnë më shpejt, duke i ofruar një shifër simbolike prej 3-4 milionë eurosh klubit të Marseille.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat