Abissnet Superiore rikthehet sot me dy sfida të vlefshme për javën e 12-të. Një takim do të luhet në Korçë dhe tjetri në Elbasan.
Fillimisht Skënderbeu do të presë Egnatian.
Kjo sfidë do të nisë prej orës 16:00.
Më pas do të vendosen përballë Elbasani dhe Dinamo. Ilir Daja është i pezulluar për sfidën në orën 18:30, duke humbur sfidën me Glenin.
Egnatia është e pashqetësuar në krye. Pjesa tjetër e skuadrave kërkojnë pikë të rëndësishme në fazën e dytë.
Java e 12-të, 20 shtator
Skënderbeu – Egnatia, ora 16:00
Elbasani – Dinamo, ora 18:30