Pas Lionel Messit, Robert Lewandowskit, Antoine Griezmannit dhe Heung-min Sonit, në renditjen e pagave të Major League Soccer (MLS) vjen Breel Embolo.
Breel Embolo, pas transferimit në kampionatin amerikan të futbollit (MLS), është bërë menjëherë njëri nga futbollistët më të paguar të ligës.
Sipas shifrave të publikuara të enjten nga sindikata e futbollistëve MLSPA, sulmuesi i Atlanta United renditet në vendin e pestë në nivel të gjithë kampionatit.
Ai përfiton një pagë vjetore të garantuar prej 10.81 milionë dollarësh, ndërsa paga bazë e tij është rreth 9.74 milionë dollarë.
Embolo u transferua në muajin gusht nga Stade Rennes te Atlanta United dhe është futbollisti më i paguar i skuadrës së tij, me diferencë të madhe nga pjesa tjetër e lojtarëve.
Në krye të renditjes vazhdon të qëndrojë Lionel Messi.
Ylli argjentinas përfiton 28.3 milionë dollarë në vit te Inter Miami. Kjo është pothuajse 8 milionë dollarë më shumë sesa një vit më parë.
Pas tij renditen dy transferimet e bujshme të verës: Vendi i dytë: Robert Lewandowski (Chicago Fire) – 19.51 milionë dollarë.
Vendi i tretë: Antoine Griezmann (Orlando City) – 13.94 milionë dollarë.
Vendi i katërt: Heung-min Son (Los Angeles FC) – 11.15 milionë dollarë.
Vendi i pestë: Breel Embolo (Atlanta United) – 10.81 milionë dollarë.
Kështu, sulmuesi zviceran Breel Embolo renditet në mesin e pesë futbollistëve më të paguar në MLS, duke u bërë një nga emrat më të rëndësishëm të futbollit amerikan edhe për nga aspekti financiar.