Spanja përballet me Francën e Zidane, ndërsa në rast kualifikimi mund ta presë Holanda e Xavit!
Spanja do të luajë kundër Francës në çerekfinalet e Ligës së Kombeve, pas shortit të hedhur në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës. Kjo konsiderohet si përballja më e fortë e kësaj faze.
“Kombëtarja e drejtuar nga Zinedine Zidane dhe me Kylian Mbappen në krye do të jetë kundërshtari i Spanjës më 25 mars 2027, në stadiumin Mestalla të Valencias, ndonëse ky stadium ende pret konfirmimin zyrtar. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 30 mars në Saint-Denis të Parisit.
Në rast se Spanja arrin të kualifikohet në Final Four, në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e çiftit Holandë–Portugali. Kështu, mund të kemi edhe një përballje interesante mes Spanjës dhe Holandës së drejtuar nga Xavi Hernandez.
Spanja ishte në vazon e dytë dhe duhej të përballej me njërën nga fitueset e grupeve, me përjashtim të Anglisë, e cila ishte në të njëjtin grup me La Rojan në fazën e parë. Shorti e përcaktoi fillimisht Anglinë, e cila do të luajë kundër Norvegjisë së Erling Haalandit”, shkruan media spanjolle “Marca”.
Çerekfinalet – 25 dhe 30 mars 2027
Norvegjia – Anglia
Spanja – Franca
Holanda – Portugalia
Belgjika – Gjermania
Final Four – 9 deri më 13 qershor 2027
Fituesi Spanjë–Francë përballet me fituesin Holandë–Portugali.
Fituesi Norvegji–Angli përballet me fituesin Belgjikë–Gjermani.
Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, më 25 dhe 30 mars 2027. Spanja do ta luajë ndeshjen e parë në shtëpi, në Mestalla, ndërsa takimin e kthimit në transfertë.
Katër fituesit e çerekfinaleve do të sigurojnë biletën për në Final Four, që do të zhvillohet nga 9 deri më 13 qershor.
“Federata Spanjolle ka paraqitur kandidaturën për organizimin e fazës finale, duke propozuar stadiumin “Zorrilla” në Valladolid dhe “Santiago Bernabeun” në Madrid.
Kandidaturë për organizimin e turneut ka paraqitur edhe Franca, me stadiumet në Lyon dhe Saint-Etienne”, shkruan media spanjolle.