Kombëtaret do të mësojnë sot kundërshtarin në ndeshjet e play-off-it për të qëndruar në Ligën A të Ligës së Kombeve.
Shorti fillon në orën 12:00, në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.
Ndeshjet do të zhvillohen në mars të vitit 2027.
Fituesit e përballjeve do të sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën A në edicionin e ardhshëm të garës, ndërsa humbësi do të zbresë në Ligën B.
Shorti i çerekfinaleve të Ligës A
Shorti në Nyon nuk do të jetë i përqendruar vetëm te ndeshjet e play-off-it për mbijetesë dhe ngjitje në ligë.
UEFA do të përcaktojë gjithashtu çiftet e çerekfinaleve të Ligës A dhe rrugën e mundshme të kombëtareve drejt finales.
Tetë skuadrat e kualifikuara janë ndarë në dy vazo.
Favoritet – fitueset e grupeve:
Anglia
Portugalia
Franca
Gjermania
Jofavoritet – vendet e dyta në grupe:
Spanja
Belgjika
Holanda
Norvegjia